Telegrafi

Vajgl: Ivanov luan lojë të gabuar, duhet ta përmirësojë gabimin e tij (Video)

SLOVENIJA LJUBLJANA 11.12.2008 VAJGL IVO POSLANSKA SKUPINA ZARES FOTO:ROMAN SIPIC/DELO

Euro deputeti slloven dhe njoftuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka folur mjaft hapur për vizitën e fundti të eurodeputetëve në Maqedoni dhe takimet me politikanët e Maqedonisë, për Deklaratën e partive shqiptare dhe për arsyet se pse ata nuk u takuan me përfaqësuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është e vërtetë se ka qenë ditë e vështirë, me disa vendime të çuditshme politike, por unë jam i bindur se BE-ja duhet të angazhohet që Maqedonisë t’i sigurojmë të ardhme në evropiane, pa marrë parasysh se kush jeton këtu. Protestat që po organizohen në rrugë, mendoj se nuk janë të mirëpritura për demokracinë, pasi nxisin konflik ndëretnik”, tha Vajgl për Nova TV.

Ndërsa për vendimin e Ivanovit për të mos u takuar me eurodeputetët, Vajgl tha se e kupton arsyen e tij, por ai tha se mbrëmë kanë mundur të bisedojnë deri orët e vona të natës dhe nuk do të ishte problem për ta./Telegrafi/