Site icon Telegrafi

Vajgl, Howitt dhe Kukan: Qeveria rrezikon Marrëveshjen e Përzhinos

Negociatorët për Marrëveshjen e Përzhinos Richar Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan kanë komentuar ecurinë dhe sigurinë që qëndron rreth kësaj mnarrëveshje duke thënë se qeveria aktuale dhe presidenti Ivanov e rrezikojnë këtë zbatimin e marrëveshjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Thellë jemi të shqetësuar për shkak se dialogu mes katër partive më të mëdha politike na solli në qasje të përbashkët për tejkalimin e krizës politike në vend. Në situatën aktuale, ne vlerësojmë se përbërja qeveritare e cila nuk bazohet në Marrëveshjen e Përhzinos dhe nuk është në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike paraqet rrezik për shembjen e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe e kthen problemin për sundimin e ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe mediave e këto seriozisht e rrezikojnë procesin reformues dhe perspektivën euroatlantike të vendit”, komentuan tre eurodeputetët në një letër të përbashkët vlerësuese për ecurinë e marrëveshjes./Telegrafi/

Exit mobile version