Për eurodeputetin Ivo Vajgl, më 11 dhjetor do të ketë zgjedhje në Maqedoni, ndërkaq thotë se do të humbin në zgjedhje, ato parti të cilat nuk kanë filluar të përgatiten për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaron se një numri të politikanëve në Maqedoni, u ka rekomanduar që të gjejnë avokatë të mirë, duke mbështetuër fuqishëm Prokurorinë Speciale Publike (PSP).
Sipas Vajgl, partitë politike duhet të jenë të ndërgjegjshme se nuk mjafton vetëm sigurimi i kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike, por edhe të pranohet rezultati i zgjedhjeve./Telegrafi/