Site icon Telegrafi

Vaigl: Nuk ka plan ‘B’, Marrëveshja e Përzhinos patjetër të realizohet

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vaigl tha se ai dëshiron të qëndrojë larg nga zhvillimet aktuale në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk dua të komentoj mbi situatën aktuale politike në Maqedoni, sepse dua si raportues për Maqedoninë të ruaj statusin e dikujt që dëshiron të kuptoj pse ka ardhur deri në këtë qëndrim në procesin politik, dhe për të qenë i pavarur dhe i distancuar nga konfrontimi me politikanët maqedonas. Këto konfrontime janë të dëmshme për vendin dhe kanë pasoja negative për integrimin e Maqedonisë në kornizat euroatlantike”, tha Vaigl.

Në një intervistë ku kohëve të fundit ka dhënë për MIA dhe Televizionit të Maqedonisë, theksoi ai se, korniza për zgjidhjen e problemeve politike dhe të tjera mbetet Marrëveshja e Përzhinos dhe vetëm politikanët maqedonas mbajnë përgjegjësi për dështimin e kësaj marrëveshje, ka thënë Vaigl. /Telegrafi/

Exit mobile version