Telegrafi

Vajgl: Ivanov do ta përmirësojë gabimin, do të sjell vendim të drejtë

SLOVENIJA LJUBLJANA 11.12.2008 VAJGL IVO POSLANSKA SKUPINA ZARES FOTO:ROMAN SIPIC/DELO

Raportuesi në Parlamentin Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgl, thekson se vendimi i Ivanovit është në kundërshtim me interesat e shtetit. Ai mendon se Ivanov do ta rishikojë vendimin dhe do ta përmirësojë atë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo tërheqje për shkak të arsyeve formale ose politike për formimin e qeverisë së re është në dëm të interesave të Maqedonisë dhe është në kundërtshtim me pritjet e Parlamentit Evropian dhe institucionet evropiane të cilat kanë shprehur mbështetje për Maqedoninë drejt integrimeve euroatantike. Mendoj se vendimi i papritur i Ivanovit, mund të thotë vazhdim i krizës dhe shtrëngim të situatës. Shpresoj se pas konsultimit me partitë që janë marrë vesh do t’ia jap mandatin partisë e cila ka të drejtë mbi rezultatet e zgjedhjeve dhe shumicë në parlament”, deklaroi Vajgl për Nova Tv./Telegrafi/