Site icon Telegrafi

Vazhdon seria negative e Lakers, Warriors fitojnë me shumë mund – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa përballje mjaft interesante që u zhvilluan në orët e para të ditës së shtunë (sipas kohës tonë lokale).

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e tretë me radhës, pasi janë mposhtur nga Boston Celtics me rezultat 130-108.

Me vetëm tre pikë diferencë, fitore në këtë rreth ka marrë Golde State Warriors ndaj Detroit Pistons, me shifrat 105-102.

Chicago Bulls ia kanë dalë që të fitojnë në këtë xhiro ndaj Denver Nuggets me rezultat 114-108, e Toronto Raptors e kishte edhe më të lehtë përball Sacramento Kings, 108-89.

Phoenix Sun me shumë mund ia doli të triumfonte ndaj Dallas Mavericks me rezultat 112-104, derisa fitore mori edhe New Orleans Pelicans kundër Los Angeles Clippers, 94-81.

Me nën 100 pikë, ia doli të triumfonte edhe Milwaukee Bucks ndaj Oklahoma City Thunder, 96-89, e me vetëm dy pikë dallim fitoi edhe Brooklyn Nets ndaj Orlando Magic, 115-113.

Spektakli nuk mungoi as në sfidën mes Charlote Hornets e Indiana Pacers, që përfundoi me shifrat 121-118, ndërsa New York Knicks e Houston Rockets përballen sonte nga ora 23:00 (sipas kohës tonë lokale). /Telegrafi/

Exit mobile version