Askush nuk mund të mbante të qeshurat në parlamentin e Ganës kur deputeti John Frimpong Osei filloi të rendiste emrat e disa fshatrave në zonën e tij elektorale që përfshinte referenca për organet gjenitale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur deputeti në fjalë, emrat në gjuhën Twi të cilat nëse i përkthejmë i bie që të quhen si “Vagina është e mençur” dhe “Penisi është një budallallëk” i la ligjvënësit “pa gojë”.
Deputeti po pyeste se kur këto zona do të kishin qasje në energji elektrike.
Shumë ganezë nuk kishin dëgjuar për fshatrat derisa ishin të listuara në parlament – dhe ata janë lënë të pyesin për origjinën e emrave.
Pothuajse 80% e popullsisë së Ganës kanë akses në energji elektrike, që është gati dyfishi i normës mesatare në të gjithë Afrikën, sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore në vitin 2016. /Telegrafi/