Cristiano Ronaldo ka pësuar një goditje në hundë në duelin mes Portugalisë dhe Çekisë.
Në minutën e 12-të të ndeshjes që po zhvillohet në Pragë, sulmuesi portugez u hodh për një top në të njëjtën kohë me portierin Tomas Vaclik, i cili e goditi topin dhe iu hodh me duar në fytyrë.
Stafi mjekësor portugez u detyruan të futeshin në fushë për ta ndihmuar sulmuesin e Manchester United, i cili kishte gjakderdhje të madhe nga hunda.
🤕 ¡En la cara nooo! 🥺
⚽️ Sporters, mi @Cristiano sufrió un duro golpe durante el partido amistoso vs República Checa en esta fecha FIFA. 🫠
No le peguen en el rostro que de eso vive. 😰#CreamosTendencia #Cristiano pic.twitter.com/NsxbNNniox
— Hi! Sports TV (@HiSportsTV) September 24, 2022
Atij iu bua një fasho dhe pambuk në hundë për të ndaluar gjakderdhjen.
Një goditje e fortë që nuk e pengoi të vazhdonte të luante, por shihej se kishte mavijosje në fytyrë dhe thyerje të mundshme të hundës.
https://twitter.com/football0ff/status/1573763982107738113
Portugalia luan kundër Spanjës të martën në Braga, ndeshje që Cristiano Ronaldo mund ta humbasë nëse dëmtimi është i madh. /Telegrafi/