Telegrafi

“V Magazine” i dedikon artikull Era Istrefit: Kujdes nga ‘kanibalja’ e këngës “Redrum” (Foto/Video)

Projekti “Redrum” i Era Istrefit ka shënuar një sukses vërtet të madh, i cili më së miri po dëshmohet edhe me klikimet në YouTube.

Në vetëm pak ditë pas lansimit, Era ka arritur të grumbullojë afro katër milionë klikime me “Redrum”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi dhe projekti i saj i ri Redrum

E ky projekt kaq i pëlqyer ka arritur t’u bie në sy edhe medieve ndërkombëtare, të cilat nuk hezitojnë të promovojnë artisten kosovare në ndonjë prej artikujve të tyre.

Revista amerikane “V Magazine”, është njëra ndër to, e cila ka publikuar një artikull dedikuar projektit e ri të Istrefit, me mbishkrimin: “Shikoni këngën e re ‘Redrum’ të Era Istrefit”.

“Kujdes, Era do t’ju ‘përtyp si një kanibale nëse keni punë me të”, me këto rreshta nis artikulli i të famshmes “V Magazine” për projektin e këngëtares.

“V Magazine” i dedikon artikull Era Istrefit, për lansimin e projektit të saj të ri “Redrum”.

Ata kanë komplimentuar rikthimin e fuqishëm të këngëtares pas projektit “Bonbon”, teksa e kanë cilësuar si një kantautore e zonja, e cila solli në mënyrën më të mirë të mundshme këngën e saj të re “Redrum”, ose vrasje në leximin mbrapsht të titullit.

Gjithashtu në artikull është përmendur edhe stylingu i klipit, për të cilin është shkruar se Era ka përshtatur mjaft mirë ngjyrën e kuqe me çizmet dhe thonjtë, të cilat i japin një imazh të vërtet prej vrasëse.

Lexo po ashtu Çfarë fshihet pas “Redrum” të Era Istrefit? (Video)

Kujtojmë që këngëtarja Istrefi kishte pozuar para dy viteve për “V Magazine”, kur gjendej në SHBA, me ç’rast kishte realizuar edhe një fotosesion ekstra me fotografin e njohur Fadil Berisha.

Era Istrefi kur pozoi për “V Magazine”. Foto nga Fadil Berisha, SHBA 2014.

“V Magazine” është ndër revistat më të njohura në Amerikë, e cila në kopertinat e saj ka pasur ndër vite emrat e njohur si: Lady Gaga, Justin Bieber, Selena Gomez etj.

Për të lexuar artikullin e plotë të “V Magazine” dedikuar artistes Era Istrefi, mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/