Telegrafi

Uzurpuan plazh në liqenin e Ohrit, kallëzim penal ndaj 4 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj katër personave nga Ohrit, për uzurpim.

Të njëjtit dyshohen se në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar një plazh në Ohër.

“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër C.B.(64), M.I.(67), P.S.(41) dhe B.R.(63), të gjithë nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “uzurpimi i pasuri të paluajtshme””.

“Më 19 gusht 2022, në rajonin e fshatit Ljubanishtë të Ohrit, ata kanë marrë ilegalisht një plazh shtetëror përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, pa miratimin e organit kompetent shtetëror, në mënyrë të kundërligjshme kanë vendosur një kamp të përbërë nga tenda, automjete për kamping”, thonë nga SPB-Ohër.