Site icon Telegrafi

Uzurpime dhe ndërtime pa leje në Dibër

Tani më një kohë të gjatë komuna Dibër ka mungesë të inspektorit për ndërtim. Mungesa e inspektorit sipas disa degëve politike në Dibër ka shkaktuar probleme në sferën e ndërtimit. Janë verifikuar ndërtime pa leje por edhe uzurpime të tokës shtetërore.

Për këtë shkak është debatuar edhe në Këshillin e komunës Dibër me qëllim që të paraqitet një zgjidhje për këtë problem. Pritet që problemi të tejkalohet me angazhimin të një inspektori të përbashkët për tre komunat të rajonit më perëndimor të vendit siç janë Dibra, Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostusha.

Në një debat të nxehtë por edhe konstruktiv, këshilltari Shkëlqim Xhafa ka kërkuar nga udhëheqësia e pushtetit vendor në Dibër të jep sqarime rreth mosreagimit të institucioneve kur janë në pyetje uzurpimit të tokave shtetërore dhe ndërtimeve pa leje në Dibër. Xhafa thotë se dukuria e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje ka marr një hov në Dibër si në qytete ashtu edhe në periferi të qytetit. Ai sidomos ka akcentuar uzurpimet dhe ndërtimet pa leje që bëhen në bregun e Liqenit të Dibrës.

“Uzurpimet dhe ndërtimet janë të shumta por askush nuk intervenon. Kjo ndodh në komunën e Dibrës dhe institucionet assesi të reagojnë” , thotë Xhafa.

Përkrahje të kërkesave të tij ka patur nga këshilltarët të opozitës në këshillin e komunës Dibër. Duke dhënë sqarime rreth problemit, kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka ka thënë se komuna ka patur inspektor ndërtimi por tanimë një kohë personi që ishte inspektor i ndërtimit për shkaqe shëndetësore nuk ushtron këtë detyrë. Punëtori tani është në sektor tjetër pran administratës të pushtetit vendor.

“Ne i jemi drejtuar inspektoratit që është në nivel shtetëror dhe që me ligj duhet të mbulohet ky vend që ka të bëj me inspektorin e ndërtimit. Poashtu jemi në kontakte me komunat për rreth Dibrës që të angazhojmë inspektorin për ndërtim të ndonjë nga komunave siç janë Mavrovë Rostusha apo Qendër Zhupa . Poashtu jemi në bisedime edhe me komunën e Strugës”, tha kryetari i Dibrës, Hekuran Duka duke shtuar se kjo situatë pritet të tejkalohet shumë shpejt.

Ndërtimet dhe uzurpimet që bëhen në bregun e Liqenit të Dibrës në shënjestër të opinionit dibran por edhe institucioneve lokale vite me radhë janë në qendër të vëmendjes. Janë ndërtuar objekte në toka private por edhe në tokë shtetërore. Nga viti në vit janë shtuar ndërtimet pa leje edhe pse ka ndërtime të cilat janë ndërtuar me leje. Në pritje të planit urbanistik detal, kjo pjesë e Dibrës është pjesa ku kanë lulëzuar shumë ndërtime.

Këshilli i komunës Dibër ka debatuar shumë herë për tejkalimin e situatës. Por siç është sqaruar mungesa e planit detal urbanistik faktikisht nuk i jep mundësi për reagim. Institucionet të tjera kanë paditur disa nga ndërtuesit dibran të cilët kanë bë uzurpime të tokës, për çka kanë ngritur aktpadi penale./Koha.mk/

Exit mobile version