Telegrafi

Uzuni merr çmimin si lojtari i sezonit në La Liga 2

Myrto Uzuni është shpallur lojtari i sezonit të kaluar në La Liga2.

Sulmuesi shqiptar pati paraqitje të jashtëzakonshme me Granadan duke i ndihmuar skuadrës së tij të inkuadrohet në elitën e futbollit spanjoll.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shkruar për këtë arritje, duke thënë se ky është vetëm fillimi për të.

28-vjeçari ishte fantastik edicionin e kaluar duke realizuar 23 gola në sezonin 2022/23 me fanellën e Granadas.

“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju. Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar”.

“Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë”.

“Faleminderit tifozëve Granadës, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk mbaron këtu, sapo kemi filluar”, ka shkruar Uzuni. /Telegrafi/