Shpëlarja e flokëve me këtë produkt është e këshillueshme, pasi ai ka një efekt shkëlqyes. Por uthulla e mollës nuk i fal vetëm shkëlqim flokëve, por mban në mënyrë të shëndetshme edhe skalpin e kokës.
E aplikuar në kokë ndihmon në rregullimin e PH te lëkurës dhe favorizon rritjen e flokëve, duke mbajtur të shëndetshme rrënjën e flokë, gjithashtu kufizon dhe shfaqjen e zbokthit.
Për sa i përket lëkurës së trupit, do të bëhet shumë e butë dhe e mëndafshtë nëse kur bëni dush do t’i shtoni një gotë uthull molle.
Për një ‘peeling’ natyral për lëkurën e fytyrës, Living propozon të përzieni një lugë uthull molle me argjile të bardhë dhe ta aplikoni si maskë. /Telegrafi/