Dy lugë kafe uthull, që përafërsisht është 10 gram, te personat e shëndoshë mund të rregullojnë glikeminë postprandiale. Kjo është sasia e glukozës në gjak që matet 2 orë pas ushqimit.
Hiperglikema postprandiale mund të sjellë deri te zhvillimi i diabetit, ndërsa lidhet edhe me rrezik nga infarkti i miokardit.
Ndikimi i uthullës ka qenë më i theksuar nëse ajo është konsumuar gjatë ushqimit. Uthulla nuk ka treguar efekt nëse ushqimi i konsumuar ka përmbajtur monosakaride (sheqerna të thjeshta si glukozë ose fruktozë).
Efekti i uthullës në uljen e sheqerit në gjak është në ndikimin që ajo ka në tretjen e polisakarideve në traktin tretës. /Telegrafi/