Telegrafi

Utah Jazz fiton derbin ndaj Lakers – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA me disa nga skuadrat që u munduan shumë që të arrinin deri tek fitorja.

Los Angeles Lakers janë mposhtur në shtëpi me rezultat 111-97 në derbin e zhvilluar ndaj Utah Jazz.

Në anën tjetër, fitore të madhe në këtë rreth ka marrë Golde State Warriors që mposhti Philadelphia 76ers me shifrat 107-96.

Triumf po aq të rëndësishëm mori edhe Chicago Bulls që në udhëtim mposhti Boston Celticos me rezultat 102-96.

Një fitore më të ngushtë e kishte Detroit Pistons përballë Cleveland Cavaliers, 109-105.

San Antoniom Spurs në frymën e fundit i shpëtoi humbjes, duke triumfuar ndaj Indiana Pacers me 109-94.

Në kohë shtesë të sfidë, me vetëm një pikë dallim – Phoenix Suns triumfoi përballë Milwaukee Bucks me rezultat 128-127.

Në kohën shtesë triumfoi edhe Denver Nuggets ndaj Memphis Grizzlies me shifrat 139-137.

Në këtë rreth me pikët e plota u largua edhe Washington Wizard ndaj Oklahoma City Thunder 119-107. /Telegrafi/