Telegrafi

Utah Jazz fiton te Lakers dhe siguron ‘Play-Off’-in

Konferenca e Perëndimit ka mësuar edhe skuadrën e katërt që ka siguruar ‘Play – Off’-in.

Utah Jazz ka arritur të marrë një fitore të vlefshme në udhëtim te Los Angeles Lakers 97-112 për të siguruar Play Off-in.

Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, që nga çereku i parë basketbollistët e Jazz morën seriozisht këtë takim dhe arritën të triumfojnë.

Padyshim që më i miri në parket ishte ‘Rookie’, Donovan Mitchell i cili shënoi 28 pikë, pati tetë asistime dhe shtoi nëntë kërcime.

Mitchell u ndihmua shumë edhe nga australiani Ingles që shtoi 22 pikë si dhe Jae Crowder që kontribuoi me 18 të tjera.

Më i miri në parket tek vendasit ishte Josh Hart që shënoi 25 pikë, ndërsa me 22 të tjera kontribuoi Ennis.

Utah tani ndodhet në pozitën e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Në mbrëmjen e kaluar fitore ka arritur edhe kampioni në fuqi, Golden State Warriors që ka mposhtur Phoenix Suns 117-100.

Ndërkohë vlen të ceket se Philadelphia 76ers ka marrë edhe një fitore të radhës, duke quar në 14 numrin e fitoreve radhazi.

Të udhëhequr nga Ben Simmons, Phila ka mposhtur 109 – 97 Dallas Mavericks. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Atlanta Hawks 106 – 112

Charlotte Hornets – Indiana Pacers 117 – 123

Philadelphia 76ers – Dallas Mavericks 109 – 97

Memphis Grizzlies – Detroit Pistons 130 – 117

Los Angeles Lakers – Utah Jazz 97 – 112

Toronto Raptors – Orlando Magic 112 – 101

Phoenix Suns – Golden State Warriors 100 – 117