Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Befasitë më të madhe të mbrëmjes i ka shkaktuar Utah Jazz dhe Miami duke i shkaktuar humbje kampionit dhe nënkampionit të NBA-së.
Basketbollistët e Utah ishin në disponim të mirë dhe këtë e dëshmuan duke triumfuar kundër Golden State Warriors me rezultat 105:99, transmeton Telegrafi.
Edhe bregdetarët treguan se mund ta mposhtin Cleveland Cavaliers duke i mundur me rezultat 124:121.
Lojtari më efikas te ekipi fitues ishte George Hill, i cili për 18 minuta sa qëndroi në parket realizoi 20 pikë duke lënë pas me vetëm një pikë më pak Joe Johnsonin. Rudy Gobert shtoi 17 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=kObsQclsLcM
Te Warriros më i miri në parket dhe në të gjithë takimin ishte Stephen Curry me 28 pikë, por që nuk mjaftoi t’i shmanget humbjes Goden State. Kevin Durat regjistroi ‘double-double’ në saje të 16 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.
Pas kësaj, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore ndërsa Jazz zë pozitën e pestë dhe ka siguruar një vend në ‘Play-Off’.
Në anën tjetër te Miami më miri në takim ishte Hassan Whiteside duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe 18 kërcimeve. Te Cavs, Derron Williams ishte më efikasi me 35 pikë, por nuk mjaftuan që Cleveland të mos pësoi humbjen e 30 në kampionat. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Boston 114:105 Brooklyn
https://www.youtube.com/watch?v=OLR8GayEcY8
Miami 124:121 Cleveland Cavaliers
Chicago 122:75 Orlando
https://www.youtube.com/watch?v=r3WZo76d-cA
Milwaukee 89:79 Charlotte
Portland 99:98 San Antonio
https://www.youtube.com/watch?v=hewDAxfxSn4
LA Clippers 125:96 Houston
https://www.youtube.com/watch?v=Wpa0ALrE4Ro
Philadelphia 111:120 Indiana
Detroit 101:105 Washington