Telegrafi

Utah Jazz befason Houstonin, e mposhtë në ndeshjen e dytë në Toyota Center

Utah Jazz ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së konferencës së Perëndimit me rezultat 116-108.

Befasia e mysafirëve ishte programuar nga çereku i parë ku ata shfaqën performancë fantastike.

Rockets mbyllën pjesën e parë me 13 pikë disavantazh, ndërsa u munduan të shkrijnë diferencën në çerekun e tretë duke ngushtuar në pesë pikë.

Por, loja e mirë në sulm dhe e fortë në mbrojtje e solli Utah para fitores së madhe në fund të takimit.

Harden me 32 pikë e 11 asistime dhe Chris Paul me 23 pikë ishin më të mirët te Houstoni, por te Jazz shkëlqyen Ingles me 27 pikë nga shtatë treshe, Rudy Gobert me 15 pikë e 14 kërcime dhe Donovan Mitchell me 17 pikë e 11 kërcime.

Tash seria bartet ne Utah ku do të provohet të krijohet avantazh me ndihmën e tifozëve vendas.

/Telegrafi/