Telegrafi

Uta Ibrahimi me një tjetër sukses, ngjitet në majën Makalu me lartësi prej 8485 metrave

Uta Ibrahimi ka vazhduar me suksese në sportin e alpinizmit.

Alpinistja kosovare ka arritur që me plot sukses të ngjitet në majën Makalu, në Kinë që është e pesta më e larta në botë.

Ibrahimi ka lajmëruar se kjo maje ka 8485 metra lartësi derisa me plot sukses ka arritur të ngjitet mbi të.

Gjilanasja ka shkruar një rrjetet e saj sociale për këtë aventurë të re, duke thënë se ngjitja në majën Makalu ka qenë shumë e veçantë për të pasi ishte e shtata prej 14.

Ajo ka thënë se do të vazhdoj deri në fund për tu ngjitur në 14 maje të ndryshme.

Postimi i plotë nga Uta Ibrahimi:

O njerëz të mirë, e dij që nji kohë të gjatë kam qenë jasht rrjeteve sociale dhe komunikimit me botën ..

Për krejt këto javë kam qenë në shpinë tem të dytë, në vargmalin e Himalayave, duke e ndjek andrrën tem e të popullit tem, ngjitjen nëpër çatitë e botës, 14 Majat e Himalayave.

Këtë herë, me datë 12 Maj ngjita me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë.
Për mua kjo ngjitje është më e veçanta sepse ishta ngjitja e 7 prej 14, e këtu është gjysma e projektit të madh ‘14 Majat e Himalayave- Utalaya’.

I pata premtu vetës, që nëse do të ngjes gjysmën e 14-tave, do ta vazhdoj deri në fund .. ❤️
Shihemi në 8K e tjera,

Shumë dashni nga larg, më vonë më shumë informata.

Ky projekt do të ishte shumë vështirë i realizueshëm pa përkrahjen e mbështetësve:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
NLB Banka sh.a. Prishtinë
Allga San
airtiketa.com
Utalaya
Butterfly Outdoor Adventure
Radar – Radio Dukagjini
SharOutdoors – Adventures in Macedonia and the Balkans
N‘bjeshke
Gear Partner:BlackYak – Made for Missions❤️
Expedition Company:Seven Summit Treks 🙏

/Telegrafi/