Telegrafi

UT sot shënoi 22 vjetorin e themelimit

Me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmani, ka filluar manifestimi për shënimin e përvjetorit të 22-të të këtij Universiteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky tempull i dijes është themeluar dhe ngritur nga populli dhe do të ekzistojë deri sat të ekzistojë populli shqiptarë në këto troje, u shpreh me këtë rast, dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.

“Universiteti I Tetovës shënon 22 vjetorin gjegjësisht, me 17 dhjetor shënon ditën e patronatit ku është themeluar UT-ja, për të cilin dhanë kontribut të madh themeluesit e tij, shumë patriot e atdhetar shqiptar të cilët kontribuan në themelimin e Universitetit dhe për hirë të asaj dite ne jemi mbledhur sot për të shënuar ditën e Universitetit dhe për të bërë homazhe tek busti. Ky është universitet që populli e ka themeluar, kjo inciativ ka dalë nga populli, dhe ne me dinjitet të lartë nderojmë të gjitha ata që thanë kontribut për themelimin e këtij Universiteti”, u shpreh dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.

Ndërkohë për nder të 22 vjetorit u organizua edhe Akademi solemne në UT. Si çdo herë në përvjetorin e themelimit, edhe sivjet Univeristeti i Tetovës ndau titullin Doctor Honoris Causa, për profesorin dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Kosovës, Arsim Bajramin, dhe profesoreshën nga Gjermania, Beate Henn./Telegrafi/