Ka përfunduar meçi i shumëpritur mes Oleksandr Usyk dhe Dereck Chisoras për titullin e WBO.
Meçi i cili ishte për kategorinë e rëndë për titullin e WBO zgjati 12 raunde dhe fituesi i zgjodh vetëm pas vendimit të gjyqtarëve.
Ka qenë një meç jashtëzakonisht interesant nga raundi i parë deri te ai i fundit, me dy boksierët që vazhdimisht sulmonin njëri tjetrin dhe nuk dinin dorëzim.
Megjithatë ukrainasi Usyk ka qenë për një nuancë më i mirë dhe në fund ka marrë fitoren.
Pas përfundimit të meçit, gjyqtarët morën vendim për t’i dhënë fitoren Usyk pasi i dhanë pikët 117-112, 115-113 dhe 115-113.
18 fights
18 wins
13 wins by knockouts
5 wins by decisionHistory-maker at cruiserweight. Risk-taker at heavyweight.
Oleksandr Usyk, the new WBO Intercontinental heavyweight champion.#UsykChisora pic.twitter.com/OGk6kscLm5
— bet365 (@bet365) November 1, 2020
Kësisoj boksieri ukrainas vazhdon të mbetet i pamposhtur, pasi nga 19 ndeshje të gjitha i ka fituar.
Tani 33-vjeçari do të jetë i detyruar të ndeshet me Anthony Joshuan për ta mbrojtur titullin e WBO. /Telegrafi/
Will be interesting to see how Usyk gets on with Whyte! That’s if he wins his rematch with Povetkin https://t.co/94BY3faB0i
— Will Mitchell (@WillsfcMitchell) November 1, 2020