Site icon Telegrafi

USSH: Të protestojmë për Haradinajn

Unioni Studentor Shqiptar ka bërë ftesë deri tek qytetarët shqiptarë në Maqedoni që sot nga ora 14 t’i bashkohen qytetarëve tjerë për të protestuar për arrestimin e Ramush Haradinajn në Francë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe nga USSH thonë se protestën do ta organizojnë para ambasadës së Francës në Shkup.

Në thirrje shkruhet:

”TE GJITHË PËR LIRIMIN E KOMANDANT RAMUSH HARADINAJ
-Duke qenë vigjilent ndaj vlerave tona kombëtare…
– Duke konsideruar që shteti i Francës ka bërë shkelje të lirisë dhe të arriturave demokratike bashkëkohore…
– duke dashur që të jemi në anën e atyre që sakrifikuan gjithçka për t’u liruar nga okupimi serb i Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni në protestën kundër arrestimit te komandant Ramushit.
Protesta do të bëhet nesër (e premte, 06. janar) me fillim në ora 14.00 para ambasadës franceze (gjendet përballë spitalit shtetëror “Nënë Tereza”)
Të bashkohemi në mbrojtje të ish kryeministrit ë Kosovës.”/Telegrafi/

Lexo po ashtu Edhe në Shkup protesta për arrestimin e Haradinajt (Foto)
Exit mobile version