Kamaru Usman mbrojti titullin e tij në peshat ‘welterweight’ në UFC duke mposhtur Jorge Masvidal për herë të dytë, në UFC 261, ku kësaj radhe me një goditje të madhe dhe nokaut i dha fund kundërshtarit të tij.
Usman po mbronte titullin e tij në ‘welterweight’ për herë të tretë, dhe herën e dytë në pak më shumë se dy muaj, pasi u bë kampioni i parë afrikan i UFC në vitin 2019.
Ai u përball me një luftëtar si Masvidal, i cili e kishte rrahur më parë, por në mëngjesin e së dielës, Usman u tregua i pamëshirshëm ndaj tij.
BEST IN THE 🌎. #UFC261 pic.twitter.com/keNKUeI6xD
— UFC (@ufc) April 25, 2021
Usman arriti ta mbroj titullin e tij, duke e mposhtur me nokaut në raundin e dytë pas një goditje të fortë.
Të dy luftëtarët, të cilët qartë nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, u takuan vetëm nëntë muaj më parë në UFC 251, në Abu Dhabi në Fight Island, në një luftë që nuk i entuziazmoi saktësisht tifozët.
Pasi e mposhti Masvidal për herë të dytë, kampioni tani pritet të përballet me Colby Covington për herë të dytë, pavarësisht se mposhti atë në një mënyrë të shkëlqyer vetëm 18 muaj më parë. /Telegrafi/
Kamaru Usman says GOODNIGHT in Round 2 #UFC261 https://t.co/ReHl5Yybc7
— BetOnline (@BetOnline_ag) April 25, 2021