Site icon Telegrafi

“Më ushtruan presion në gjoks…”, Gjekmarkaj tregon nga spitali çfarë ndodhi në protestë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vizituar në spital Agron Gjekmarkajn, pasi ky i fundit humbi ndjenjat gjatë protestës së sotme të opozitës.

Si fillim u tha nga deputetët e opozitës dhe kreu i saj se Gjekmarkaj humbi ndjenjat si pasojë e dhunës nga policia.

Këtë deklaratë e ka përgënjeshtruar policia, disa minuta pas mbylljes së protestës.

Lexo po ashtu Sali Berisha zbret në protestë: Mosbindja civile, kodi i përmbysjes së diktatorit

Ndërkohë vetë Gjekmarkaj thotë nga spitali se forcat e policisë i kanë ushtruar presion në gjoks.

I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregon vetë Gjekmarkaj.

Exit mobile version