Telegrafi

Ushtruan dhunë në familje, Prokuroria e Gjakovës ngrit 20 aktakuza brenda një muaji ndaj 20 personave

Foto: Ilustrim/Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit gusht 2022, ka ngritur 20 (njëzet) aktakuza, kundër 20 (njëzet) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë këtij muaji, prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 (katërmbëdhjetë) personave të dyshuar si kryerës te kësaj vepre penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente, dhe për momentin të njëjtit gjenden në paraburgim, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet të veçantë ato qe kanë të bëjnë me dhunën ne familje”, thuhet në njoftim./Telegrafi/