Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu policia bën me dije se dyshohet se 42-vjeçari ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton euronews.al