Site icon Telegrafi

Ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj nënës dhe motrës së tij, policia në kërkim të dyshuarit nga Vitia

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Viti.

Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij ndërsa dhunë fizike ndaj motrës së tij.

I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version