Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në QKMF në Drenas.
“I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje, i cili ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij viktimën kosovare, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF-Gllogoc”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit të palëve, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /Telegrafi/