Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 15.01.2021 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë dhe vajzës së mitur të viktimës.
Viktima është intervistuar në prani të QPS-së, dhe viktima ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/