Në orët e vona të ditës së djeshme, me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, ka patur kontrolle të jashtëzakonshme nga Inspektoriati i sanitarisë dhe shëndetësisë dhe përfaqësues të kabinetit të ministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto kontrolle janë kryer në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri, Qendrën urgjente, Traumatologji, Ortopedi dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozë.
Gjatë kontrolleve është konstatuar situatë e pakënaqshme higjienike në Gjenekologji ku mbetja mjekësore nuk është selektuar si duhet. Situatë e ngjashme është konstatuar në Traumatologji.
Në Qendrën urgjente, Ortopedi, dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozë është konstatuar situatë më e mirë higjienike./Telegrafi/