Karateisti ukrainas, Stanislav Horuna, fitues i medaljes së bronztë olimpike, i është bashkuar ushtrisë Ukrainase për ta mbrojtur vendin nga agresioni rus.
Prej se Rusia i ka nisur sulmet ndaj Ukrainës emra të shumtë nga bota e sportit i kanë kapur armët për ta luftuar armikun.
Tashmë është raportuar se edhe karateisti ka ndjekur shembullin e shumë bashkëkombësve të tij për të dalë në mbrojtje të atdheut.
El karateca ucraniano Stanislav Horuna, bronce olímpico en los JJ.OO., también se sumó al ejército. https://t.co/nA7tNG81hc
— Raúl Andrade B. (@r_hockey) February 28, 2022
Në një postim të ish-kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, thuhet se “Horuna është mik i madh i yni, i cili e pati nderuar karatenë tonë me dy pjesëmarrje ne turneun ‘Top 10’ i mbajtur në Prishtinë në vitin 2013 dhe 2014 të cilin edhe e pati fituar”.
“Erdhi në Prishtinë edhe pse nuk ishim të pranuar në Federatën Botërore dhe atë Evropiane, duke rrezikuar të sanksionohet për pjesëmarrje. Padyshim pjesëmarrja e tij tej mase e afirmoi karatenë dhe shtetin e Kosovës. Ne lutemi për Ukrainën dhe besojmë se do të dalë fituese në betejë me agresorin rus”, shkruan në postimin e tij. /Telegrafi/