Telegrafi

Ushtrisë shqiptare pritet t’i shtohen në arsenal dy helikopterë amerikanë

Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” pritet të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fund të këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka publikuar edhe pamje ilustruese të helikopterëve.

Peleshi ka theksuar se ky është një investim i madh dhe hap i rëndësishëm që “do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri”.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Shqipëria është anëtare e aleancës më të madhe ushtarake në botë – NATO. /Telegrafi/