Mjekët këshillojnë që sa më shumë të ecni dhe ta shmangni të vetmin qëndrim gjatë ditës – uljen.
Problemet me dhembjet e gjunjëve janë të shpeshta edhe te të rinjtë,edhe te personat e moshuar, transmeton Telegrafi.
Shkaktarët janë të ndryshëm: kilogramët e tepërt, lëvizja e ngadaltë, qëndrimi i vazhdueshëm ulur, mosha.
Nyjave u nevojiten shtrirjet, prandaj ju këshillojmë që të shikoni videon dhe vetes t’i krijoni shprehinë që ushtrimet për gjunjët t’i praktikoni çdo mëngjes.
E gjitha që ju nevojitet është pak përpjekje dhe vullnet në mënyrë që të filloni, ndërkaq me kalimin e kohës dhembjet do të zhduken dhe çdo gjë do të kthehet në vendin e vet.
Mirëpo, nëse shkaktari kryesor i dhembjeve është mosha, me këto ushtrime vetëm mund ta zvogëloni dhembjen, por jo edhe ta eliminoni.
Shikoni videon dhe provoni edhe vetë.
/Telegrafi/