Telegrafi

Ushtrimi nxit rritjen e tumorit

Doktorët nga Qendra mjekësore e universitetit amerikan Duke në Kaliforninë Veriore kanë zbuluar se si tumoret e prostatës tek minjtë rriten kur minjtë ushtrojnë. Ekipi i doktorëve ka supozuar se kjo do të mund të ishte rasti edhe me tumoret tjera.

Profesori Lee Jones, nga Qendra për hulumtimin e kancerit prej universitetit në fjalë, ka thënë: "Hulumtimi ynë në modelin e miut ka dëshmuar se ushtrimet kanë sjellë deri tek rritja e dukshme e tumorit sesa do të sillte mënyra e qetë e jetës".

"Mendoj se në të ardhmen do të mund të përdornim këtë zbulim për përgatitjen e mënyrave më të mira që në mënyrë të efektshme të shërojmë pacientët e sëmurë nga kanceri i prostatës, si dhe ata me lloje tjera të kancerit".

Duke paraqitur zbulimin në takimin vjetor të Shoqatës amerikane për hulumtimin e kancerit, është thënë se ushtrimet dhe qarkullimi më i madh i gjakut mund të përmirësojnë shërimin, por edhe të përshpejtojë zhvillimin e tumorit.

Ata kanë thënë se ushtrimet në fakt mund të përmirësojnë përgatitjen e metodave të ndryshme të shërimit, siç është kimioterapia dhe rrezatimi, të cilat mund të janë të kufizuara për shkak të qarkullimit të dobësuar të gjakut.