Telegrafi

​Ushtrimi i madh ndërkombëtar ushtarak në Kosovë, test për FSK-në

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023.

Në prag të ushtrimit “Defender Europe 23”, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake.

“Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë. Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Kosova nikoqire e stërvitjes “Defender Europe ‘23”

Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane./Telegrafi/