E dini cili është ushtrimi “kërcim me këmbë dhe duart lart”?
Ndoshta ju është i njohur me emrin tjetër – Jumping Jacks, transmeton Telegrafi.
Përparësia themelore e këtij ushtrimi është ngritja e numrit të rrahjeve të zemrës, gjë që përmirëson qarkullimin e gjakut, ndërkaq në kombinim me frymëmarrjen e thellë, më shumë oksigjen arrin deri te muskujt dhe qelizat tuaja.
Duhet ta dini si bëhet në mënyrën e drejtë?
Edhe pse në shikim të parë duket i thjeshtë, është e nevojshme të kujdeseni në koordinimin e trupit, pozitën e tij dhe kërcimet e drejta.
Qëndroni vertikalisht, këmbët të mbledhura, ndërsa duart të bashkuara me trupin. Nga pozicioni fillestar, kërceni në lartësi, hapni këmbët dhe kërceni, ndërsa njëherësh hapni duart dhe ngrini mbi kokë. (Është ideale nëse mund të prekni shuplakat, në to varet fleksibiliteti i pjesës së supeve).
Me rastin e ushtrimit, kini kujdes frymëmarrjen – merrni frymë kur jeni në pozicionin fillestar, nxirrni frymën në gjysmën e ushtrimit kur të jenë duart mbi kokë.
Instruktorja e fitnessit Buschert Vaziralli, Howcast, YouTube, tregon se si bëhet drejt ushtrimi dhe variacionin e treningut për ekzekutim të lehtë.
/Telegrafi/