Telegrafi

Ushtrimet trupore zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit

Rezultatet e bazuara në përcjelljen e mbi 65.000 pjesëmarrëseve të shëndosha, kanë treguar se femrat të cilat kanë qenë fizikisht më aktive në moshën e tyre të re, janë 23% më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit para menopauzës.

Shkencëtarët kanë shtuar se faktori mbrojtës është i pranishëm edhe te femrat të cilat janë marrë me intensitet mesatar të aktivitetit fizik.

Sipas hulumtuesve kjo mbrojtje mund të shpjegohet me ndikimin e ushtrimeve trupore në zvogëlimin e hormonit të estrogjenit.