Telegrafi

Ushtrimet trupore dhe sëmundjet e zemrës

Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj ekspertët ua rekomandojnë edhe personave me sëmundje të zemrës.

Ekspertët theksojnë që sëmundjet e zemrës nuk është e nevojshme që domosdo të ndalin ushtrimet trupore. Disa persona kanë të meta të lindura të zemrës, por kjo gjë nuk i ka penguar kurrë të jenë fizikisht aktivë.

E gjithë kjo është e mundshme me masat e kujdesit dhe me këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë.
• Nxehuni të paktën 5 minuta.
• Pas ushtrimeve zgjatuni të paktën 5 minuta.
• Bëni ushtrime me intensitet të ulët (shëtitje) në periudhën prej 30 minutash dhe atë çdo ditë të javës.
• Shmangni ushtrimet me intensitet të lartë.

Kushtojuni kujdes simptomave të pazakonshme para, gjatë dhe pas ushtrimeve:
• Dhimbjet në gjoks
• Lodhja
• Thartësira në stomak
• Frymëmarrja e vështirësuar
• Dhimbja në qafë dhe veshë
• Marramendja
• Dhimbja e kokës.
/Telegrafi/