Site icon Telegrafi

Ushtrimet trupore dhe sëmundjet e zemrës

Para se të filloni me cilindo program të ushtrimeve këshillohuni së pari me mjekun tuaj.

Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj ekspertët ua rekomandojnë edhe personave me sëmundje të zemrës, por me këshillim paraprak me mjekun.

Ekspertët theksojnë që sëmundjet e zemrës nuk është e nevojshme që domosdo të ndalin ushtrimet trupore. Disa persona kanë të meta të lindura të zemrës, por kjo gjë nuk i ka penguar kurrë të jenë fizikisht aktivë.

E gjithë kjo është e mundshme me masat e kujdesit dhe me këshillat e ekspertëve më të mirë botërorë, transmeton koha.net.

– Nxehuni të paktën 5 minuta.
– Pas ushtrimeve zgjatuni të paktën 5 minuta.
– Bëni ushtrime me intensitet të ulët (shëtitje) në periudhën prej 30 minutash dhe atë çdo ditë të javës.

– Shmangni ushtrimet me intensitet të lartë.

Kushtojuni kujdes simptomave të pazakonshme para, gjatë dhe pas ushtrimeve:

– Dhimbjet në gjoks
– Lodhja
– Thartësira në stomak
– Frymëmarrja e vështirësuar
– Dhimbja në qafë dhe veshë
– Marramendja
– Dhimbja e kokës.

/Telegrafi/

Exit mobile version