Diabeti i prek rreth 3.7 milionë persona vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët thonë se në mënyrë që ta parandaloni zhvillimin e diabetit, ju duhet ta ndryshoni mënyrën si ushqeheni, si dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nuk është vetëm kjo – ata pohojnë se disa ushtrime fizike janë më të mira sesa tjerat në aspektin e zvogëlimit të niveleve të sheqerit në gjak.
Ekspertët shëndetësorë thonë se pacientët duhet të synojnë të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet me intensitet të moderuar çdo javë, e ky aktivitet përfshin çdo lloj të ushtrimeve aerobike të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe i bëjnë pacientët të djersiten.
Ecja me ritëm të shpejt, çiklizmi ose noti janë zgjedhje ideale për pacientët.
Përveç se ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak, këto ushtrime janë të mahnitshme edhe për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. /Telegrafi/