Telegrafi

Ushtrimet reduktojnë rrezikun nga kanceri i prostatës

Përveç kësaj, ushtrimet fizike në masën më të madhe reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i formave agresive të sëmundjes. Me rritjen e shpeshtësisë së ushtrimeve te të anketuarit dukshëm kanë rënë mundësitë për paraqitjen e kancerit të prostatës.

Shkencëtarët amerikanë pohojnë se një efekt i tillë i ushtrimeve fizike është vërejtur vetëm te njerëzit e bardhë. Studiuesit në fazën e ardhshme të studimit do të përpiqen që të gjejnë mekanizma biologjikë, të cilët i lidhin ushtrimet fizike dhe rrezikun për sëmundje nga kanceri i prostatës.

Rezultatet e deritanishme bazohen në të dhënat e mbledhura nga 307 pjesëmarrës të studimit të moshës mesatare prej 64 vjetëve.
/Telegrafi/