Zakonisht, kur është fjala për djegien e kalorive shumë njerëz mendojnë se vrapimi është ushtrimi më efektiv.
Sidoqoftë, ka shumë ushtrime tjera të cilat janë po aq të mira sa vrapimi, e të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të keni një trup të mirë dhe të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Ushtrimet Cross-Fit
Rutina e ushtrimeve cross-fit përmban një numër të ushtrimeve të ndryshme, disa prej të cilave janë shumë intensive. Sidoqoftë, nuk është e nevojshme të ndiqni ndonjë rutinë strikte për të përfituar nga këto ushtrime.
Burpees
Nëse bëni së paku dhjetë burpees brenda një minute, do t’ju ndihmoj të digjni 14 kalori për një minutë. Veç kësaj, ky ushtrim edhe e përmirëson metabolizmin.
Kërcimi me litar
Përveç që është një ushtrim që bën të përfshihen më shumë muskuj sesa në vrapim, kërcimi në litar është edhe argëtim.
Nëse bëni 10 kërcime për minutë, do të digjni rreth 13 kalori për çdo minutë.
Kërcimet Squats
Kërcimet Squats janë të thjeshta për tu bërë dhe ndihmojnë të digjni 14 kalori për 20 sekonda, gjë që është rezultat i mahnitshëm. /Telegrafi/