Site icon Telegrafi

Ushtrimet në topin e madh pas lindjes

Kur të jeni shëruar mjaft nga lindja dhe eventualisht nga pasojat, është mirë që të filloni të ushtroni.

• relaksoni indet lidhëse dhe nyjat;

• muskujt gjatë ushtrimeve janë optimalisht të ngarkuar (nuk do të kini kallje të muskujve dhe dhembje muskujsh, që do të mund t’ju shkaktojnë brenga dhe që do t’ju bëjnë që të hiqni dorë nga ushtrimet);

• me ndihmën e topit mund të angazhoni grupe të caktuara muskujsh (muskujt të cilët drejtpërdrejt nuk janë të përfshirë në lëvizje dhe nuk pësojnë kurrfarë ngarkese);

• ushtrimet bëhen me lëvizje të kujdesshme dhe natyrale, gjë që e mundëson sipërfaqja labile e topit;

• përmirësohet mbajtja e trupit (boshti kurrizor merr pozitën fiziologjike);

• lirohen muskujt e shkurtër dhe kështu shtohet elasticiteti.


Me dorën e ngritur mbi kokë përkulemi anash duke tendosur muskujt e belit.


Dy shishe të vogla të mbushura me ujë janë ngarkesë optimale për ushtrimin e muskujve të gjoksit – hapni duart anash.


Mbështetuni me shuplaka në dysheme, me komblikun në top dhe në mënyrë alternative ngrini këmbët.


Pjesën e këmbëve nën gjunjë me tërë gjatësinë vendosni mbi top me duart mbani pas kokës dhe ngrini përpara.

/Telegrafi/

Exit mobile version