Telegrafi

Ushtrimet me pesha ulin sasinë trupore të yndyrës

Ngritja e peshave ndihmon në ngadalësimin e plakjes, raporton një studim. Femrat që ushtrojnë me pasha dy herë në javë për dy vite me rradhë, e ulin sasinë trupore të yndyrës për 3.7 përqind. Përveç kësaj, femrat që nuk ushtrojnë me pesha, kanë tri herë më shumë dhjam intra-abdominal – dhjam që i rrethon organet vitale dhe që është i lidhur me sëmundje të zemrës.

Për më tepër, ushtrimet me pesha ndërtojnë muskuj që djegin kaloritë nga deponimet e dhjamit nëpër trup.

Mark Williams, njëri nga mjekët amerikanë nga Organizata për shëndetin e zemrës, ka deklaruar se ngritja e peshave, nëse bëhet ashtu si duhet, pa e tepruar, mund të jetë shumë e dobishme për zemër. Është parë se të sëmurët nga zemra që kishin bërë rregullisht ushtrime me ngarkesë, shumë më lehtë i kryejnë obligimet e tyre të përditshme dhe janë shumë më vital. /Telegrafi/