Telegrafi

Ushtrimet lehtësojnë dhimbjet menstruale

Në rastet akute ndihmojnë disa nga preparatet kundër dhimbjes të cilat i lehtësojnë spazmat, mirëpo të njëjtin efekt mund ta kenë edhe ushtrimet. Ato rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe relaksojnë muskujt.

Gjatë këtyre ushtrimeve është me rëndësi të mbahet ritmi i frymëmarrjes, ndërsa më shumë duhet t’i kushtohet rëndësi ushtrimeve me këmbë në pozitë të shtrirë në shpinë.