Eden Hazard është duke bërë stërvitje intensive në palestër për të eliminuar peshën e tepërt.
Shefat e Real Madridit që nuk janë të kënaqur me kilogramët e tij, kanë parashikuar që 29-vjeçari duhet të kalojë së paku tri javë në stërvitje në mënyrë që të jetë i gatshëm për lojë.
Belgu e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, ashtu që i është nënshtruar regjimit të stërvitjeve intensive për të humbur ca kilogramë.
Disa xhirime nga Valdebebas e kanë paraqitur ish-futbollistin e Chelseat duke u stërvitur me disa prej bashkëlojtarëve të tij.
Është hera e dytë që Hazard është kthyer te skuadra e Realit duke mos qen në formën e duhur për të luajtur.
Para një viti, ai kishte pranuar se ka shtuar kilogramë gjatë pushimeve, ndërsa tash i ka ndodhur e njëjta gjë. /Telegrafi/