Telegrafi

Ushtrimet intensive ndihmojnë të sëmurët nga zemra

“Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që rreziku i dështimit të zemrës është i ulët edhe pas ushtrimeve intensive edhe pas ushtrimeve të moderuara”, ka shkruar në revistën Circulation, Oelvind Rognmo, udhëheqësi i hulumtimeve dhe shkencëtar nga Universiteti norvegjez për shkencë dhe teknologji.

Ata kanë përcjellë gati pesë mijë të sëmurë të cilët kanë kaluar së bashku rreth 170 mijë orë në ushtrimet aerobe. Më shumë se 129 mijë orë kanë kaluar në ushtrimet e moderuara si. ecja, ndërsa pjesa tjetër ka qenë ushtrime intensive si ngasja e biçikletës, vrapimi ose vrapimi me ski. Të gjithë të testuarit kanë marrë pjesë në të dy format e aktivitetit.

Ushtrimet e moderuara kanë përfshirë aktivitetet të cilat kanë shkuar me numrin e rrahjeve të zemrës në rangun prej 60 deri 70 për qind të numrit maksimal të rrahjeve. Ushtrimet intensive kanë nënkuptuar çiklizmin afatshkurtër katërminutësh, vrapimin ose vrapimin me ski i cili ka ngritur numrin e rrahjeve në 85 deri 95 për qind të numrit maksimal të rrahjeve, ndërsa pas kësaj do të pasonte intervali i ushtrimeve të moderuara.

Gjatë ushtrimeve një person ka vdekur nga sulmi në zemër, ndërsa gjatë ushtrimeve intensive dy kanë pësuar infarkt në zemër por kanë mbijetuar. /Telegrafi/