Telegrafi

Ushtrimet fizike zvogëlojnë rrezikun nga demenca

Shumica e shkencëtarëve, të cilët analizojnë lidhjen ndërmjet aktivitetit fizik dhe demencës, bazohen në atë që e thonë participantët në studime, ndërsa këta të fundit thuajse gjithmonë i mbajnë mend ushtrimet fizike.

Një studim i realizuar te femrat ka treguar se ato participante që kishin ecur gjysmë ore në ditë me temp të shpejtë, kanë pasur rrezik shumë më të vogël nga çrregullimet kognitive (kujtesa, mendimi, inteligjenca…).

Ekspertët amerikanë dhe francezë, përmes hulumtimeve të ndara, kanë treguar se ekzistojnë të dhëna që aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun nga problemet kognitive, që për pasojë kanë demencën. /Telegrafi/