Telegrafi

Ushtrimet fizike nuk janë çelësi i luftës kundër obezitetit

"Aktiviteti fizik ka rol minimal në trajtimin e obezitetit dhe në vend të kësaj mesazhet e shëndetit publik duhen fokusuar në ngrënien jo të shëndetshëm", thonë doktorët.

Në një editorial në "British journal of Sports Medicine", tre ekspert ndërkombëtar thanë se është koha të rrëzojmë mitin se ushtrimet fizike ndikojnë te mbipesha. Ata pohuan se ndonëse aktiviteti fizik ishte çelësi për luftimin e sëmundjeve si: diabeti apo sëmundjeve të zemrës. impakti në obezitet ishte minimal. Në vend të kësaj sheqeri i tepërt dhe karbohidratet janë kyçe.

Ekspertët, duke përfshirë edhe kardiologun Dr. Aseem Malhotra, fajësuan industrinë ushqimore që ka inkurajuar besimin, se ushtrimet fizike mund të balancojnë efektin e ushqyerjes jo të shëndetshme.

Kërkimet tregojnë se diabeti rritet shumë më tepër nga kaloritë e sheqerit, sesa nga ato të yndyrës.

Dhe mesazhi që iu jepet në ditët e sotme njerëzve se "për sa kohë të keni aktivitetin fizik dhe sportiv, hani çfarë dhe sa të doni", sipas ekspertëve është i gabuar. Ata mendojnë se më shumë sesa te llogaritja e kalorive, vëmendja kryesore duhet përqendruar te burimi i tyre.

"Një person mbipeshë nuk do ta zgjidhë problemin e tij me ushtrimet fizike. E gjithë ajo çfarë duhet të bëjë është të hajë më pak"- shprehet Malhotra. /Telegrafi/