Telegrafi

Ushtrimet fizike mbrojnë eshtrat në afat të gjatë

Hulumtuesit e Spitalit Universitar “Skane” në Malmö kanë vërtetuar se aktiviteti fizik në fëmijëri drejtpërdrejt ndërlidhet me masë më të madhe të eshtrave në pleqëri. Në studim kanë marrë pjesë 2.300 fëmijë prej moshës 7 deri në 9-vjeçare si dhe 2.100 pjesëmarrës të moshës mesatare prej 69 vitesh.

Me përcjellje të shpeshtësisë së aktivitetit fizik, hulumtuesit kanë matur zhvillimin e eshtrave te fëmijët dhe shpeshtësi në e frakturave dhe dendësisë së mineraleve eshtra. Sipas tyre, rezultatet e reja janë konfirmim i dobisë afatshkurtër dhe afatgjatë nga aktivitetet e rregullta fizike. /Telegrafi/